Moti i keq në vend/ Përmirësohet situata në Lezhë dhe Korçë

0
Gjigandi

Situata nga moti i keq në qarkun e Lezhës dhe atë të Korçës është përmirësuar pas uljes së intensiteti të reshjeve. Në Lezhë vetëm 80 hektarë tokë është ende e përmbytur, teksa kuotat e lumit Drin janë në nivel normal. Hidrovori Balldre dhe Tale mbeten në kuta kritike.

Njoftimi i plotë (Qarku Lezhë):

Në territorin e Qarkut Lezhë nuk ka patur  rreshje shiu, situate mund të themi se është normalizuar, me përjashtim të  ish kënetës së Torovicës.

Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.

Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

RonaTyra

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish kënetën Gjonëm ujë është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë  Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 50 ha.

Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 30 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.

Në total si qark kemi rreth 80 ha tokë bujqësore të përbytur

Nga strukturat e MC të bashkisë  Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.

Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

 

Nga ana tjetër në qarkun e Korçës reshjet e shiut kanë vijuar pasditen dhe mbrëmjen e djeshme si dhe në lartësitë mbi 1300 m ka rënë dëborë, por pa krijuar problematika.

Kontraktorët kanë monitoruar akset kryesore nacionale dhe ato turistike duke kriposur e mirëmbajtur. Për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme. Segmenti Shtyllë-Panarit vazhdon të jetë e hapur.

Për drejtuesit e automjeteve, përsëri rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore në segmentin Boboshticë-Dardhë. Nga insitucionet përgjegjëse nuk raportohen probleme me furnizmin me energji elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu