Wesley Sneijder ka zbuluar se jeta e tij jashtë fushës së lojës e ka pasur një ndikim të madh në paraqitjet e tij zhgënjyese për Real Madridin.
“Unë isha i ri dhe më pëlqente suksesi dhe të isha në qendër të vëmendjes. Por atje ndodhën disa gjëra të këqija. Nuk ishte droga por alkooli”.
“U mësova të jetoja si yll. Si lojtar i Real Madridit njerëzit të adhurojnë dhe natyrisht kur del në rrugë shpenzon qindra euro duke paguar për njerëzit e tjerë”, thotë Sneijder për karrierën e vet në Real Madrid.
Ai thotë të jetë penduar që nuk ka bërë më shumë.
“Kam luajtur mirë, por më thoshin se kam mundur të luaja shumë më mirë. Isha i vetëm dhe nuk e kuptoja se shishja e vodkës ishte bërë shoku im më i mirë. Nuk e kuptoja se fizikisht. U zgjoja të nesërmen sikur nuk kishte ndodhur asgjë”.
“Stërvitja vazhdimisht por bëhesha më keq çdo herë dhe më pak i përqendruar. E gënjeva veten, duke thënë se çdo gjë do po shkonte mirë dhe u strehova në inteligjencën time futbollistike”.
“Fizikisht isha i mbaruar. Vrapoja më pak dhe fshihja nga trajneri im seç herë e më shumë. Mendoja se askush nuk do ta vërente”, e përfundoi ai rrëfimin.