Rrëfimi i mbrojtësit të Real Madridit

0
Gjigandi

Rikthimi në fushën e lojës nuk ka qenë aspak i lehtë dhe këtë e ka konfirmuar mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Karvahal. Ai thotë se në ditët e para e kishin të vështirë që të përshtateshin me topin.

“Nuk ka qenë një situatë e lehtë për ne. Të rikthehemi është një lajm i mirë, mbi të gjitha për të parë nga afër shokët, trajnerët dhe punëtorët e klubit. Kjo është diçka pozitive. Në ditët e para e kishim shumë të vështirë që të kontrollonim topin.

Në shtëpi nuk mund të stërviteshim si në fushë, por po përshtatemi pak nga pak. Duhet të qëndrojmë besnikë të rregullave dhe të protokollit të vendosur nga instancat përkatëse”, tha Karvahal.

Ai foli edhe për rikthimin e futbollit në Gjermani. “Është një lajm pozitiv për të gjithë botën dhe jemi të gjithë sy e veshë nga ky kampionat për të kuptuar se si do të jetë vazhdimësia. Do të jetë një shembull për vendet e tjera”, vazhdoi më tej mbrojtësi i Realit.

Karvahal foli edhe për Champions-in e nëntë të madrilenëve, pasi dje u mbushën 18 vite. “Unë e kam parë në shtëpinë time me familjen. I shijova golat e Zidanit dhe Raulit dhe në fund na shpëtoi Kasijas”, përfundoi Karvahal.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu