Rrahmani: Është e vështirë pasi mungon motivi

0
Gjigandi

Futbollisti i Kosovës i shpreh emocionet e tij pas rikthimit në stërvitje me ekipin e Veronës. Ai synon ta dërgojë ekipin aktual në garat evropiane para se të largohet në drejtim të Napolit

Amir Rrahmani ndihet mjaft i lumtur që futbollistit po i rikthehet normaliteti.

Klubet italiane kanë nisur t’ju kthehen stërvitjeve këtë javë.

“Kemi nisur të stërvitim, më ka munguar shumë ekipi. Nga dje kemi rinisur në njëfarë mënyre ta shijojmë jetën tonë, siç ishte më parë”, ka thënë përfaqësuesi kosovar në “Instagram.

Ai ka folur edhe për ushtrimet individuale dhe në distancë që po i zhvillojnë futbollistët.

RonaTyra

“E dimë të gjithë se ushtrimet individuale janë ndryshe krahasuar me ushtrimet në skuadër. Është e vështirë pasi mungon motivi”, ka shtuar ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu