Ajo është njëra nga artistet më të dashura shqiptare që ka fituar zemrat e publikut që në fillimet e karrierës.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Rovena Stefa, e cila njëherësh të shumtën e kohës e kalon në Kosovë dhe ka një lidhje të ngushtë me të.
E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në “Libero” me Resul Sinanin, ku mes tjerash ka folur edhe për lidhjen që ka me Kosovën.
Rovena Stefa (Foto: YouTube)
“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli im në Kosovë, jam ndjerë vërtetë në shtëpinë time këtu”, u shpreh ajo.
“Ma gjeni një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj”, ka thënë më tej duke qeshur artistja e mirënjohur.
Rovena Stefa (Foto: YouTube)
Autorja e hitit “Burrë të martuar dashurova” po vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë e projekte të reja.
Stefa po ashtu është e pranishme edhe nëpër mbrëmje të ndryshme përreth trojeve shqiptare.
/abc24.al/