Giuseppe Rossi ka pohuar se ai iu afrua nënshkrimit për Barcelonën më herët në karrierën e tij.
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Villarreal aktualisht është duke luajtur për Real Salt Lake në MLS.
“Sezoni 2010/11 me Villarreal ishte i jashtëzakonshëm”, i tha Rossi Sky Sports.
“Unë isha më i miri pasi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe po tërhiqja interesim nga Barcelona”.
“Kontrata u krijua por kishte mosmarrëveshje në mes të klubeve mbi pagesën: Villarreal dëshironte që pjesa fikse të ishte më e madhe se bonusi dhe Barcelona e dëshironte të kundërtën”.
“Sapo Barcelona kuptoi atë që donte Villarreal, ata ndryshuan objektivat e tyre dhe unë nuk përfundova atje”, zbuloi Rossi.