Rosela Gjylbegu për Festivalin e RTSH-së: Nuk mund të marrë pjesë në një festival që e kishin nda…

0
Rosela Gjylbegu për Festivalin e RTSH-së: Nuk mund të marrë pjesë në një festival që e kishin nda…
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rosela Gjylbegu, ditën e djeshme (e mërkurë) ka bërë një shkrim rreth Festivalit të RTSH-së, teksa ka ndarë me ndjekësit këngën përfaqësuese të Malit të Zi në “Eurovision 2022”.

Derisa ka lavdëruar projektin e artistes, Vladana, që përfaqëson Malin e ZI sivjet, ka thënë se në Shqipëri ata që vendosin për këtë punë janë të paaftë e me një vesh muzikor të lodhur.

Ajo më tej iu përgjigj një ndjekëses që i tha se ‘përse nuk ka qenë prezent në skenën e madhe të festivalit’, me përgjigjen se është zgjedhur një vit më parë se kush do të fitonte.

Postimi i plotë i Roselës (pa ndërhyrje):

RonaTyra

“Kur punohet me seriozitet, pasion e me profesionistë për ti dhënë zë shpirtit, për me përfaqësu veten dhe një komb të vogël si ky i joni që ka kaq shumë nevojë për me përjetu emocione të bukura, me pasë ça me u krenu apo frymëzu në kto kohë çoroditëse.

-rezultati është ky

p.s

Por s’eshte rastin jonë kuptohet.

SEPSE – si gjithmn ktu te ne ato që e patën dhe e kanë pasë fatkeqsisht prej vitesh në dorë me vendosë në ktë punë, janë totalisht të paaftë e me një vesh muzikor të lodhun, aq mendjengushtë sa edhe me artin bëjnë pazar, e normal që stafetën për me dal nga fundi nëpër kompeticione të tilla s’na e kalon kush.

S’kam asgjë personale, e di që s’do ju pëlqejë ky status disave por kjo është e vërteta e shëmtuar në Shqipërinë tonë të vogël me super talente që si vlerëson askush.

Vec kur shkëlqejnë nëpër botë e kujtohen për ta fillojnë e delirojnë duke marrë merita boshe për suksesin e tyre.

Nejsee..

Shijoni muziken e tekstin e bukur të kësaj kënge me një mesazh shumë të ndjerë e personal që kjo super Artiste ja dedikon humbjes së nënës së vet nga covidi.”. /abc24.al/

Rosela Gjylbegu (Foto: Facebook)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu