Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, ka marrë të dielën pjesë në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022.
Mbrëmja e zhvilluar në Torino të Italisë, ka mirëpritur në tapetin e kuq representuesit e sivjetmë të të gjitha shteteve.
Sigurisht që në tapetin e kuq kanë parakaluar edhe delegacioni shqiptar, në krye me këngëtaren që sivjet përfaqëson vendin në Eurovision me këngën “Sekret”.
Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)
Ronela u shfaq në ceremoninë hapëse të mbajtur në ‘La Venaria Reale’ me një veshje tejet ekstravagante, që përfshinte një fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë.
Veshja e cila mesa duket ka marrë frymëzim nga stili aziatik, ka bërë që paraqitja e këngëtares të komentohet shumë në rrjetet sociale.
Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)
Për këtë paraqitje të saj është kujdesur miku i saj i besuar, stilisti shqiptar Niko Komani.
Ronela përndryshe do të ngjitet e para në skenën e madhe të Eurovision 2022 në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit, ku do të performojë live këngën e saj “Sekret”, me shpresën për ta kualifikuar vendin e saj në finalen e madhe të 14 majit.
/abc24.al/
Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)
Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)
Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)
Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Reuters)