Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, e kanë humbur njërin nga binjakët. Çifti i famshëm kishte njoftuar në tetor të vitit të kaluar se ishin në pritje të binjakëve – një vajze dhe një djali.
Mirëpo, derisa vajza ka lindur shëndosh e mirë, mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë edhe foshnjën tjetër të gjinisë mashkullore që ka ndërruar jetë.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se djali jonë i vogël ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund ta ndjejë secili prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcë ta tejkalojmë këtë moment me pakëz shpresë dhe lumturi”.
– Cristiano Ronaldo (@Cristiano) April 18, 2022
“Duam t’i falënderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin profesional dhe mbështetjen”.
“Të gjithë jemi të dëshpëruar për këtë humbje dhe me dashamirësi kërkojmë privatësi në këtë periudhë të vështirë”.
“Djali jonë, ti je një engjëll. Do të duam gjithmonë”, shkruan në deklaratën e përbashkët të Ronaldos dhe Georginas.
Krahas vajzës së porsalindur, Ronaldo është baba edhe i katër fëmijëve: Cristiano Jr. (i lindur më 17 qershor 2010), binjakët Eva dhe Mateo (të lindur 8 qershor 2017) – të lindur me nëna surrogate; Nga lidhja me Georgina Rodriguez ka vajzën Alana Martina (të lindur në nëntor 2017). /
abc24.al
/