Rita Ora shfaqet në formë të mirë në fotografitë e reja duke ushtruar dhe pa makijazh

0
Rita Ora shfaqet në formë të mirë në fotografitë e reja duke ushtruar dhe pa makijazh
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë e përkushtuar pas palestrës dhe të shumtën e kohës e kalon duke bërë ushtrime, qoftë në shtëpi qoftë me trajnerë personal.

Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja, derisa shfaqet me veshje sportive në stërvitje nga Los Angeles.

Biondja vjen në formë të mahnitshme ndonëse shfaqet tërësisht pa makijazh dhe pa filtra.

Rita Ora (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Sot ishte një nga ato ditë, u zgjova dhe dita po ecte. Përpara se ta kuptoja, ishte pasdite, kështu që vendosa me ndërgjegje të ngrihesha dhe të ndaloja atë që po bëja për të shpenzuar kohë për veten. Kjo më ndihmoi. Kjo është e gjitha”, tha ajo.

Komplimentet kanë qenë të shumta në hapësirën për komente, shumë prej të cilëve e përgëzuan për linjat trupore.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Krijuesja e një sërë hiteve të mëdha ditë më parë tregoi se është në realizim të projektit të ri “Finish Line”.

Bëhet fjalë për një këngë në bashkëpunim me artisten e famshme, Diane Warren.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu