Jennifer Aniston zbulon rutinën e saj të kujdesit ndaj flokëve

0
Gjigandi

Në moshën 53-vjeçare, Jennifer Aniston është një ikonë e stilit dhe bukurisë me sharm të padiskutueshëm. Lëkurë rrezatuese falë një regjimi të mrekullieshëm të kujdesit të lëkurës dhe formë fizike të një vajze të përjetshme, gjithmonë falë një stili jetese të shëndetshëm të klasit të parë, Jennifer Aniston admirohet shumë edhe nga gocat dhe gratë mbi të gjitha për flokët e saj.

Natyrisht brune, por besnike prej vitesh ndaj nuancave të mjaltit, aktorja amerikane u kthye në trend me stilin e saj me coiffed në kohën e Friends , d.m.th.super të shkallëzuar.

Sa shpesh i lan flokët Jennifer Aniston? Në një video të publikuar në Instagram Jennifer u ka bërë një dhuratë të gjithë ndjekësve të saj, duke shpjeguar rutinën e saj të kujdesit ndaj flokëve. Ajo e bëri këtë në kanalin zyrtar të markës së saj të lrodukteve të flokëve LolaVie. Jennifer Aniston lan flokët çdo ditë kur është në xhirime, ndërsa kur është jashtë detyrës përpiqet të lajë çdo 3 ditë me shampo. Mesa duket edhe Jennifer Aniston ka ditët e saj të këqija me flokët, ato ditë kur flokët janë të padisiplinuar dhe të pakontrollueshëm (por fansat nuk e besojnë).

Pas larjes me shampo përdor gjithnjë dy produkte 

Në një tjetër video, aktorja kaliforniane tregoi hapat që përfshin në rutinën e flokëve të saj menjëherë pas larjes. Fillimisht thajini flokët me peshqir, më pas aplikoni një spay me mburojë termike vegane, me ekstrakt limoni, për të rritur shkëlqimit dhe për butësi.. Më pas është radha e conditioner, që duhet ta aplikoni duke e masazhuara në gjatësi për të arritur shkallën e përsosur të butësisë. Një tjetër produkt i përdorur nga Jennifer është një vaj me keratin vegane dhe alkane kokosi, i përsosur për të ushqyer dhe ndriçuar flokët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu