Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për të mbështetur gratë e prekura nga lufta aktuale në Ukrainë.
Ajo ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të bërë një thirrje publike në ditën e gruas, duke shpërndarë një nga postimet e UNICEF-it të Mbretërisë së Bashkuar, i cili aktualisht po mbledh fonde për të ndihmuar ukrainasit.
“Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, ju lutem konsiderojeni dhurimin te UNICEF UK, i cili është duke ndihmuar dhe mbështetu gratë e Ukrainës gjatë kësaj kohe shkatërruese”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e postimit.
Foto: Rita Ora/InstaStory
Rita përndryshe prej vitesh është e përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës së madhe botërore, UNICEF.
Në prill të vitit 2019, ajo realizoi një vizitë të veçantë me UNICEF-in në Kosovë, duke vizituar familjet nevojtare në disa zona të varfra të vendit të saj.
Rita Ora në Kosovë me mision të UNICEF-it (Foto: Arkiv)
Ajo gjithashtu ka kënduar në shumë manifestime të kësaj organizate, të ardhurat e të cilave shkojnë për akuza të ndryshme sensibilizuese, kryesisht për gra dhe fëmijë.
Ukraina përndryshe vazhdon të përballet me agresorin rus, nën një luftë të vazhdueshme e cila ende nuk duket se është gati të marrë fund.
/abc24.al/