Rita Ora flet për vështirësitë në fillimet e karrierës: Duhet t’ju bëja njerëzve çaj, në mënyrë q…

0
Rita Ora flet për vështirësitë në fillimet e karrierës: Duhet t’ju bëja njerëzve çaj, në mënyrë q…
Gjigandi

Rita Ora ka treguar se filloi rrugëtimin e saj në industrinë e muzikës duke u përgatitur njerëzve çaj në një studio regjistrimi kur ishte adoleshente.

Këngëtarja ka fituar miliona nga karriera e saj e suksesshme në muzikë dhe televizion, por tregoi se si e kishte pasur të vështirë të regjistronte një demo kur sapo kishte filluar rrugëtimin e saj, pasi nuk kishte mundësi të rezervonte kohën në studio (e cila është me pagesë për orë në çdo vend të botës).

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” tregoi një anekdotë të sinqertë rreth përvojës së saj në praktikë përpara se të bëhej e suksesshme në një nga episodet e fundit të “The Voice Australia” me konkurrentin Ethan Conway, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Ajo tha: “Unë u internova në studion e regjistrimit kur isha 16 vjeçe, vetëm që të mund të kisha kohë të lirë në studio, sepse nuk mund të përballoja pagesën për të regjistruar demo. Ishte shumë shtrenjtë”.

“Unë duhet t’iu bëja njerëzve çaj dhe më pas pasi të gjithë largoheshin, producenti që zotëronte studion tha: ‘Mirë, ke një orë kohë’, dhe unë do të futesha dhe do të regjistroja një demo”, kujtoi Rita.

Rita performoi në seancat e hapura të mikrofonit në Londër si adoleshente dhe mori pjesë në konkursin e quajtur “Your Country Needs You”, për përzgjedhjen e këngëtarit që do të përfaqësonte Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision, në vitin 2008.

Megjithatë, vetëm pak më vonë ajo u tërhoq nga konkursi.

Ylli përfundimisht siguroi një menaxher që ra në kontakt me label-in amerikan “Roc Nation” dhe u tregoi atyre për Ritën.

Kështu shqiptarja nënshkroi kontratë me kompaninë dhe përfundimisht publikoi albumin e saj debutues “Ora” në vitin 2012, duke nisur karrierën e saj.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu