Rinas, tentuan të kalojnë më dokumente false, arrestohen dy të rinjtë

0
Rinas, tentuan të kalojnë më dokumente false, arrestohen dy të rinjtë
Gjigandi

Policia ka goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara dhe ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas.

Kështu, në Rinas 2 të rinj kanë tentuar që të kalojnë me dokumente false, ndërsa janë pikasur nga rojet kufitarë.

Gjatë kontrollit të detajuar të shtetasve E. L. dhe L. O., është dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit dhe rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin me gjeneralitete të dy shtetasve të tjerë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit: E. I., 28 vjeç, banues në Kukës dhe L. O., 19 vjeç, banues në Durrës.”

– njofton policia.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu