Ish kryeparlamentarja e Jozefina Topalli është pyetur për një rikthim të mundshëm në PD, pas ardhjes së Berishë në krye të kësaj partie.
Në studion e “Quo Vadis” Topalli tha se do të mbrojë parimet dhe vlerat e mizionit opozitar. Ajo theksoi se kurrë në jetën e saj nuk ka diskutuar me Berishën për pozicione, ndërsa kujtoi edhe kohën kur u propozua për kryetare parlamenti.
“Unë do të mbroj parimet dhe vlerat e misionin opozitar dhe interesat e vendit tim. Kjo ka qenë arsyeja që kam hyrë në PD, që kam mbështetur Berishën. Do mbështes çdo betejë kundër korrupsonit për ta konsoliduar misionin e opozitarizmit. Kurrë nuk kam diskutuar me Berishën për pozicione. Kur më propozuan për nënkryetarë të PD, s’ doja , thoja jam shumë e re, nuk e bëj dot atë, e vetmja bisedë që kam bërë me te.
Edhe kur me propozuan për kyetare të parlamentit nuk isha entuziaste. E di që nuk më besojnë por kjo është e vërteta”
, theksoi Topalli.