Rikthehet tek Real Madrid

0
Gjigandi

Iker Kasijas do të rikthehet tek Real Madrid, pesë vite pasi la klubin për Porton. Portieri legjendar është gati të marrë një pozicion jo më në fushën e blertë.

Kasijas po punon ngushtë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez si një këshilltar i tij një pozicion që do sqarohet në ditët në vijim. Florentino Perez dëshiron ta mbajë afër Kasijasin dhe portieri është dakord.

Roli i Kasijasit do jetë i ngjashëm me atë që ka mbajtur Zidan dikur në fillimet e veta tek Real Madridi.

Pavarësisht largimit që i’u bë nga Real Madridi, Perez dhe Kasijas kanë mbajtur raporte të mira. Kasijas do kthehet dhe do të ndihmojë Perezin në një projekt për të cilin të dy janë të lumtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu