Rikthehet kryesia e dorëhequr tek Arbëria

0
Gjigandi

Problemet në klubin futbollistik “Arbëria” nga Dobraja duket se do të marrin fund shumë shpejtë.

Largimi i drejtuesve të klubit nuk është pranuar nga kryesia e fshatit nga Dobraja e Madhe, ani pse në arsyen e dorëheqjes së drejtuesve të klubit thuhej se këta ishin fajtorë për largimin e papritur nga klubi.

Megjithatë, problemet tashmë duket se i takojnë së shkuarës, derisa kryesia e fshatit nuk e ka pranuar dorëheqjen e drejtuesve dhe donatorëve të klubit, teksa kanë kërkuar që të vazhdojnë me detyrat e tyre.

Gjithashtu është miratuar edhe fillimi i procedurave për ta shndërruar klubin nga OJQ në Shoqëri Aksionare.

Informacionet janë konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, të cilat mund ti gjeni në linkun e mëposhtëm:

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu