Rihanna dhe barku i saj shtatzënë mund të jenë duke vendosur një standard të ri për modën e lehonisë.
Këngëtarja dhe ikona e modës është shfaqur me një stil të guximshëm, duke dëshmuar se nënat e ardhshme mund të jenë ende në krye të modës.
“Unë personalisht kam thënë, nuk do të blej rroba për shtatzëni”, tha Rihanna së fundmi për Bustle.
Foto: Getty Images
“Unë nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që shoqëria më tha të bëja më parë”, tha krijuesja e hitit “Work”, duke shtuar se stili i saj i lehonisë është më “rebel”, shkruan CNN.
“Kur pashë gra të vishen gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, do të mendoja se kjo ishte mënyra e vetme. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me stilin e lehonisë”, tha Rihanna.
Foto: BackGrid
“Sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua, bëhem kreativ. Aty jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë”, vazhdoi tutje themeluesja e “Fenty Beauty”.
Foto: Rihanna/Instagram
Kujtojmë që kjo është fëmija i parë për Rihannën dhe të dashurin e saj, reperin ASAP Rocky.
E!Online më parë raportoi se ylli televiziv, Kim Kardashian kohët e fundit postoi një foto në Instagram të Rihannas shtatzënë ku ajo shihet e veshur me një xhaketë të zezë prej lëkure dhe minifund, me mbishkrimin “Stili më i mirë i shtatzënisë ndonjëherë”.
/abc24.al/
Foto: Kim Kardashian/Instagram