Këngëtarja e njohur Rihanna është bërë nënë për herë të parë.
Themeluesja e “Fenty Beauty” lindi fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky më 13 maj në Los Angeles dhe është djalë, sipas
TMZ.
Lajmin për shtatzëninë e Rihannas u bë publik në fund të janarit pasi u shfaqën foto të këngëtares, 34-vjeçare, e cila shfaqte me krenari barkun e rrumbullakosur teksa shkonte për një shëtitje me Rocky.
Foto: Backgrid
Një muaj përpara zbulimit të madh, Rihanna kishte ndezur thashethemet për shtatzëninë teksa darkonte në Carbone, shkruan
PageSix.
Këngëtarja e “Diamonds” në dukje u përpoq të fshihte shtatzëninë e saj me xhaketa të mëdha dhe rroba të gjera, por filloi të shfaqte barkun e rrumbullakosur me saj me shumë stil gjatë gjithë lehonisë.
Foto: Getty Images
Ajo më vonë pranoi për “Vogue” se refuzoi të vishte rrobat e shtatzënisë, duke thënë në prill, “Më vjen keq – është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon”.
Reperi i “Everyday”, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, më parë kishte folur për të dëshirën për tu bërë baba gjatë një interviste në maj 2021 me “GQ”.
Foto: Shutterstock
“Unë mendoj se do të isha një baba i jashtëzakonshëm, jashtëzakonisht i mahnitshëm në përgjithësi”, ishte shprehur reperi.
Rihanna dhe reperi janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2020. Ata dolën publikisht me romancën e tyre në nëntor të po atij viti.
Foto: Getty Images
Një përdorues i Twitter pretendoi në prill se Rocky kishte tradhtuar Rihannan me Amina Muaddi, por dizajnerja e këpucëve “Fenty” mohoi akuzat, duke i quajtur ato një “gënjeshtër të pabazë”.
Në të njëjtin muaj, Rocky u arrestua në lidhje me një të shtënat në nëntor 2021, ai u lirua pasi pagoi shumën prej 550,000 dollarësh më 20 prill.
Foto: Shutterstock
Hera e fundit që Rihanna u pa në publik ishte më 9 maj në Los Angeles për fundjavën e Ditës së Nënës, kur ajo dhe Rocky darkuan në restorantin “Giorgio Baldi”. /
abc24.al/