Kreacioni i Fjolla Nilës në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë

0
Kreacioni i Fjolla Nilës në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë
Gjigandi

Festivali i Filmit në Kanë 2022 nisi zyrtarisht më 17 maj (e martë) dhe pritet të zgjasë deri më 28 maj.

Shumë emra të njohur dhe yje ndërkombëtare tashëm janë bërë pjesë e tij duke parakaluar në tapetin e kuq.

Në mesin e tyre edhe blogerja dhe modelja e famshme Lea Elui, e cila për këtë moment të veçantë ka vendosur të shfaqet me kreacionet e dizajneres shqiptare, Fjolla Nila.

Foto: Lea Elui/Instagram

RonaTyra

Kreatorja e modës, Fjolla Nila vazhdon të prekë suksese edhe në rrafshin ndërkombëtar duke bashkëpunuar me emra të njohur të ekranit dhe as këtë herë nuk ishte më ndryshe.

Lea dukej e mahnitshme në fustanin ngjyrë bezhë me detaje me shkëlqim dhe i hapur tek pjesa e dekoltesë të cilin e kompletoi edhe me aksesor, ndërsa shkëlqente me një makijazh të theksuar në fytyrë.

Foto: Lea Elui/Instagram

“Po ndjeheni si një princeshë.Shumë mirënjohës për secilin prej jush. Nuk do të qëndroja këtu pa ju. Ju dua më shumë se çdo gjë”, ka shkruar Lea Elui në mbishkrimin e imazheve që ka ndarë me mbi 11 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Lea Elui/Instagram

Ndërsa, modelja e famshme ka etiketuar në fotografit e publikuara edhe kreatoren e suksesshme shqiptare, teksa nuk kanë munguar komentet nga ana e fansave duke e përgëzuar për dukjen magjepsëse në festivalin e njohur.

/abc24.al/

Foto: Lea Elui/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu