Mesfushori i Fiorentinës, Franck Ribery pretendon se Interi është në rrugën e duhur por i duhet kohë, ndërsa është i sigurt se Christian Erikssen do ta demonstrojë vlerën e tij në “San Siro”.
Francezi foli për “Gazzetta Dello Sport” përpara ndeshjes ndaj zikaltërve sot në mbrëmje.
Ribery pret që Antonio Conte të vazhdojë rritjen e skuadrës edhe sezonin tjetër. “Interi ka një ekip shumë të fortë të përbërë nga kampionë. Ata sapo e kanë nisur rrugëtimin e tyre dhe i duhet kohë, por duket që janë në rrugën e duhur”.
Ribery pret nga ish-lojtari i Totenhemit, Erikssen të demostrojë vlerën e tij pasi të përshtatet me futbollin italian.
“Erikssen sapo ka mbërritur në Itali dhe i duhet kohë të përshtatet. Futbolli Italian është i vështirë, por Erikssen do ta demonstrojë vlerën e tij”, përfundoi Ribery.