Restaurohet Kalaja e Prezës, u dëmtua nga tërmeti. Kim: Të mësojmë nga e shkuara

0
Restaurohet Kalaja e Prezës, u dëmtua nga tërmeti. Kim: Të mësojmë nga e shkuara
Gjigandi

Punimet për restaurimin e kullës në Kalanë e Prezës, që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, kanë përfunduar.  Pas një pune dy vjeçare me mbështetjen financiare të Fondit të Ambasadorëve të SHBA për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, kolonat e gurit dhe muratura u rindërtuan duke përdorur gurët origjinal që ishin rrëzuar gjatë tërmetit.

Gjatë ceremonisë së përurimit, ambasadorja Yuri Kim tha duhet të mësojmë nga e shkuara dhe të bëjmë para drejtë së ardhmes.

“Është e mrekullueshme kur shoh një vend të tillë, dhe mund të duket sikur bëhet fjalë thjesht për një tokë të mrekullueshme në Shqipëri, që është toka e Skënderbeut dhe sikurse të gjithë ju e dini unë jam një admiruese shumë e madhe e tij. Është toka e Skënderbeut, por më së shumti është toka e  fëmijëve tanë, është toka e fëmijëve tuaj për këtë arsye jemi shumë të kënaqur që jemi këtu së bashku me të ardhmen, për të marrë mësimet më të mira nga e kaluara dhe të vazhdojmë të ecim përpara, njëjtë si kjo kala. Nëse diçka shkatërrohet, mund ta rindërtoni dhe ta bëni sërish të fortë. Shtetet e Bashkuara do jenë me ju në çdo hap, do ju ndihmojnë të ndërtoni gurë me gurë, hap pas hapi”, tha Yuri Kim.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri thirrje ndërgjegjësimi për ruajtjen e vlerave shqiptare.

“Do ngeli vlera që lidh monumentin me komunitetin, ka qenë një punë e gjatë, dy vjet pune. Ndoshta ky do të ishte një ndërgjegjësim për të gjithë ne se sa e lehtë mund të jetë të shkatërrosh identitetin tënd dhe sa e vështirë është ta rivendosesh në vend atë”, tha Elva Margariti.

RonaTyra

Kalaja e Prezës është një atraksion turistik me vlera kulturore e historike  që vizitohet nga shumë të huaj gjatë qëndrimit në vendin tonë, nga ku ofrohet dhe një pamje plot gjelbërim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu