Reshjet e javëve të fundit, dyfishojnë rezervën energjetike në Shqipëri

0
Reshjet e javëve të fundit, dyfishojnë rezervën energjetike në Shqipëri
Gjigandi

Reshjet e javëve të fundit kanë dyfishuar rezervën energjetike të Shqipërisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është rritur me 18 metra.

Më 25 mars Fierza ishte në kuotat e 259 metrave, 25 metra më pak se mesatarja historike, ndërsa sot ka arritur nivelin e 277 metrave.

Edhe me këtë nivel, Fierza sërish ndodhet 10 metra më pak se mesatarja shumëvjeçare.

Prurjet mesatare në këtë liqen arrijnë në 250 m3/s, ndërsa në Koman dhe Vaun e Dejës janë më të ulëta.

Prodhimi ditor i Kaskadës së Drinit është 6450 MWh, sa 1/3 e kërkesës për konsum, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike që pjesën tjetër të energjisë t’a importojë.

RonaTyra

KESH ka blerë së fundi 1.1 milion euro energji elektrike , kundrejt një çmimi mesatar 190 euro/MWh.

Rezerva energjetike në hidrocentralin e Fierzës është dyfishuar duke arritur 673 GËh. Me këtë sasi vendi mund të përballojë 42 ditë furnizim të pandërprerë me energji.

Fierza është hidrocentrali kryesor që përballon ruajtjen e rezervës hidrike, ndërsa prodhimi më i madh i energjisë elektrike bëhet nga Komani./Euronews Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu