Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të cilat kanë përfshirë juglindjen, policia e Korçës i bën apel të gjithë drejtuesve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Aktualisht akset rrugore Qafë Thanë-Pogradec-Korçë; Korçë-Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë dhe Korçë-Voskopojë, janë të kalueshme dhe nuk paraqiten probleme.
Në akset rrugore Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik; Zëmblak-Goricë; Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.
Në akset rrugore Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik; Zëmblak-Goricë; Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.