PD pa komisionerë në Vorë, Kaso e Ristani: Veprim që tregon vobektësi, janë pa mbështetje

0
PD pa komisionerë në Vorë, Kaso e Ristani: Veprim që tregon vobektësi, janë pa mbështetje
Gjigandi

Ivi Kaso dhe Arben Ristani ndërsa flisnin për gazetarët kanë komentuar situatën e krijuar me komisionerët e Partisë Demokratike në Vorë.

Kaso u shpreh se PD-ja e Lulzim Bashës nuk po mund të gjejë as komisionerë për të mbuluar procesin në këto zgjedhje të pjesshme lokale, ndërsa theksoi se janë duke u përpjekur që të manipulojnë procesin.

Sipas Kasos, deri më tani, procesi ka vijuar sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa shtoi se pretendimet e PD kanë si qëllim për ta ndotur këtë proces në Vorë.

“Kodi Zgjedhor parashikon që komisionerët duhet të jenë banorë të njësisë në të cilën zhvillohet procesi, në pamundësi për t’i mbuluar kanë tentuar të importojë nga jashtë. Gjë që nuk lejohet as nga KQZ dhe as nga KZAZ.”

Kurse, Ristani u shpreh se “

RonaTyra

të zgjedhësh të mos kesh komisionerë tregon vobektësi dhe mungesë përkrahjeje.”

Ai tha se PD e Bashës duhet të mësojë se zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë, por

“duke motivuar njerëzit.”

“Qoftet nuk mund t’i hanë të gatshme.duhet të lodhen.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu