Reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti, me Kalmarin e filluan me humbje edicionin e ri në Kampionatin e Suedisë.
Futbollisti Aliti u paraqit standard për Kalmarin por nuk ia dolën të shkëpusin pikë në udhëtim, duke pësuar humbje me 2:1 nga Norrkoping.
Për vendasit shënuan Hakshabanoviq (4′) e Totte (57′) dhe për mysafirët Romarinho (38′).
Norrkoping fiton tri pikë në hapje dhe Kalmar mbetet duarthatë.