Reperi Soulja Boy do të bëhet baba për herë të parë

0
Reperi Soulja Boy do të bëhet baba për herë të parë
Gjigandi

Soulja Boy do të bëhet baba për herë të parë.

Reperi i “Crank That (Soulja Boy)” është në pritje të fëmijës së tij të parë me parukieren Jackilyn Martinez nga Los Angeles.

Soulja Boy, 31, njoftoi lajmin emocionues përmes Instagramit të shtunën (19 mars) me një video nga festa e tyre në natyrë për zbulimin e gjinisë.

Foto: Soulja Boy/InstaStory

RonaTyra

“Është një djalë ‼️”, ka shkruar ai në mbishkrimin e klipit, i cili e tregonte atë duke kërcyer i emocionuar lart e poshtë ndërsa festonte me familjen dhe miqtë.

Çifti në një moment të lumtur u përqafuan dhe u puth ndërsa të ftuarit brohoritnin dhe bërtisnin, shkruan
Në një postim të shpërndarë në burimin e saj në Instagram, Martinez bëri shaka duke thënë se ajo “nuk ishte nervoze”.

Foto: Soulja Boy/InstaStory

“Doli shumë bukur. Jo një vajzë. Ne jemi të bekuar me një djalë. Mezi pres të të shoh”, ka shkruar ajo në postim.

Ndërkohë, lajmin e lumtur e ndau me fansat edhe Soulja Boy në InstaStory gjatë të dielës (20 mars).

“Faleminderit Zot. Një bekim, djali im i dashur, unë do të dua përgjithmonë”, ka shkruar reperi.

Foto: Soulja Boy/InstaStory

Reperi më parë kishte qenë i zëshëm për dëshirën e tij për të pasur fëmijë një ditë.

“Kam gjithçka që dua në jetë, përveç një djali. Zot të lutem më beko, kam qenë i duruar”, tha ai përmes InstaStory në shtator 2021. “

Soulja Boy është më i njohur për hitin e tij të vitit 2007 “Crank That (Soulja Boy)” dhe “Kiss Me Thru the Phone” të vitit 2008.

Ndërkohë, Martinez ka punuar me një numër klientësh të famshëm duke përfshirë Brandy, French Montana, Kim Kardashian dhe Tamar Braxton.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu