Tytyana Miller, vajza e reperit Master P, problemet e të cilës me vartësinë ishin dokumentuar në serialin real të WE TV, “GroWing Up Hip Hop”, ka vdekur në moshën 29 vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga babai i saj përmes një njoftimi të publikuar në Instagram.
Megjithëse shkaku u vdekjes nuk është specifikuar, reperi ka shkruar se shëndeti mendor dhe abuzimi me substanca është një çështje për të cilën nuk duhet të kemi frikë të flasim.
“Familja jonë po përballet me një pikëllim të madh për humbjen e vajzës sime, Tytyana. Kërkojmë me respekt pak privatësi në mënyrë që familja jonë të mund të mbajë zi”.
“Ne i vlerësojmë të gjitha lutjet, dashurinë dhe mbështetjen. Sëmundja mendore dhe abuzimi me substancat janë një çështje e vërtetë për të cilën nuk mund të kemi frikë të flasim. Me Zotin, ne do ta tejkalojmë këtë”, ka shkruar 52-vjeçari. /
abc24.al
/