Reperi ASAP Rocky arrestohet në aeroportin e Los Angelesit

0
Reperi ASAP Rocky arrestohet në aeroportin e Los Angelesit
Gjigandi

ASAP Rocky, i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers, u arrestua sot (e mërkurë) në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit, konfirmon

Fox News Digital

.

Reperi u arrestua për një urdhër-arresti që buronte nga të shtënat në nëntor 2021, thanë burimet e zbatimit të ligjit për

NBC News

RonaTyra

.

ASAP Rocky kishte mbërritur në LAX së bashku me Rihannan me një avion privat ndërsa të dy ishin kthyer nga pushimet në Barbados.

ASAP Rocky dhe Rihanna (Foto: Getty Images)

Rihanna dhe reperi u larguan për në Barbados mes thashethemeve për një tradhti nga ana e Rocky. Artisti u akuzua se kishte tradhtuar Rihannan me stilisten e njohur të këpucëve, Amina Mauddi.

Muaddi, e cila qëndroi pas koleksionit Fenty të Rihannas, i hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se është një gënjeshtër.

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër”, u shpreh ajo.

ASAP Rocky (Foto: Getty Images)

“Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve”.

Rihanna deri më tani nuk ka zbuluar akoma gjininë e foshnjës.

/abc24.al/

Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu