“ReMusica” rikthehet këtë vit me edicionin e 21-të

0
“ReMusica” rikthehet këtë vit me edicionin e 21-të
Gjigandi

Edicioni i 21-të i Festivalit ReMusica “𝗧𝗛𝗘 𝗦𝗢𝗨𝗡𝗗 𝗢𝗙 𝗖𝗛𝗔𝗡𝗚𝗘” trajton temën e ndryshimeve klimatike dhe bën thirrje për ndërgjegjësim tek publiku për veprim klimatik. E gjithë kjo, është reflektuar në programin e sivjetmë, me fokus në katër elementet e natyrës – 𝙏𝙤𝙠𝙖, 𝙐𝙟𝙞, 𝘼𝙟𝙧𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙕𝙟𝙖𝙧𝙧𝙞.

Edicioni i 21-të i ReMusicas do të hapet me kuartetin e sakosfonëve nga Holanda 𝗦𝘆𝗿𝗲̀𝗻𝗲 𝗦𝗮𝘅𝗼𝗽𝗵𝗼𝗻𝗲 𝗤𝘂𝗮𝗿𝘁𝗲𝘁 të cilët i karakterizon energjia e tyre dhe komunikimi i tyre delikat duke i bërë ato shumë të dashura për publikun. Në koncerti i tyre të titulluar 𝗪𝗔𝗧𝗘𝗥 𝗪𝗢𝗥𝗞𝗦 shtjellohet tema e ujit përmes veprave të kompozitorit George Frideric Handel dhe veprës The Wave nga Jacob Ter Veldhuis. Vepra dedikuar ndryshimeve klimatike “𝘀𝗲𝗮𝗰𝗼𝗹𝗼𝘂𝗿𝗲𝗱 𝗹𝗶𝗴𝗵𝘁𝗯𝗲𝗹𝗹𝘀𝗼𝘂𝗻𝗱𝘀” nga kompozitori i ri austriak Philipp Manuel Gutmannm do të jetësohet në skenën e ReMusias nga kuarteti harkor nga Austria 𝗦𝗲𝗹𝗶𝗻𝗶 𝗦𝘁𝗿𝗶𝗻𝗴 𝗤𝘂𝗮𝗿𝘁𝗲𝘁.

Këtë vit në ReMusica mirëpret yllin e muzikës klasike, kitaristin 𝗣𝗲𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗖̧𝗲𝗸𝘂𝗻 i cili vjen në bashkëpunimin me kuartetin harkor nga Maqedonia Veriore “Viva String Quartet” ku ndër tjera, do të luajnë veprën premierë të kompozitorit nga Kosova Valton Beqiri e titulluar “XX”, vepër e realizuar në vitin 2021, dedikuar 20 vjetorit të Festivalit ReMusica.

ReMusica

RonaTyra

“𝙆𝙖𝙧𝙠𝙖𝙡𝙚𝙘𝙖𝙩 𝙚 𝙚̈𝙣𝙙𝙚̈𝙧𝙧𝙖𝙫𝙚” instalacioni tingullor nga artisti Félix Blume, bashkon artin dhe shkencën për të reflektuar mbi pasojat e ndryshimeve klimatike në shoqëri. Punëtoria “𝗥𝗲𝗖𝗵𝗮𝗻𝗴𝗲 𝗔𝗜𝗥 & 𝗪𝗔𝗧𝗘𝗥” me tutor Ilir Bajri do t’sjellë në jetë (dritë) incizime dhe vepra të reja nga pjesëmarrësit e punëtorisë pesë ditore mbi temën AJRI & UJI, përderisa koncerti tradicional elektroakustik dhe akusmatik këtë vit sjellë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës belgo -amerikane Elizabeth Anderson, me koncertin e titulluar “𝗧𝗢𝗞𝗔 & 𝗔𝗝𝗥𝗜” .

Duke ndarë dhimbjen me situatën me situatën në Ukrainë, ReMusica këtë vit, solidarizohet me Festivalet Europiane duke iu bashkuar iniciativës Festivals for Compassion. Vepra e kompozitorit ukrainas Maxim Shalygin e quajtur “𝗗𝗿𝗼𝗽 𝗮𝗳𝘁𝗲𝗿 𝗱𝗿𝗼𝗽” e shkruar në këto muajt e fundi do të jetë pjesë e këtij Edicioni në natën përmbyllëse të ReMusicas dhe do t’a sjellë në skenë Kuarteti harkor “Viva String Quartet”.

ReMusica sërish është kujdesur që në cdo natë të Festivalit të inicoj bashkëpunimin në mes të artistëve tanë dhe atyre ndërkombëtar. Artistët sikurse sopranoja e shquar kosovare 𝗭𝗮𝗻𝗮 𝗔𝗯𝗮𝘇𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮𝗱𝗮𝗻𝗶, pianistja 𝗔𝗿𝘁𝗲𝗺𝗶𝗱𝗮 𝗤𝗮𝗿𝗿𝗶 𝗛𝗮𝘅𝗵𝗶𝗮𝗷, violinistja 𝗔𝗯𝗶𝗴𝗲𝗶𝗹𝗮 𝗩𝗼𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮, baritoni 𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻 𝗕𝗲𝗵𝗿𝗮𝗺𝗮𝗷 etj do t’zënë vend të rëndësishëm në skenën e ReMusicas këtë vit. Hapësirë të veçantë i është dhënë artistëve të rinj të talentuar si 𝗟𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗣𝘆𝗹𝗹𝗮, Orkestrës e të rinjëve të Kosovës me dirigjent 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶, 𝗥𝗿𝗼𝗻 𝗕𝗮𝗸𝗮𝗹𝗹𝗶, etj dhe gjithashtu traditës drejt promovimit të kompozitorëve të rinj nga Kosova.
𝗠𝗮𝘀𝘁𝗲𝗿𝗸𝗹𝗮𝘀𝗲𝘁, 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲̈, 𝗥𝗲𝗠𝘂𝘀𝗶𝗰𝗮 𝗝𝘂𝗻𝗶𝗼𝗿 do t’jenë segmentet të cilat do t’vazhdojnë sikundër vitet e kaluara.
Këtë vit, ReMusica organizon konferencën me temë 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗸𝗹𝗶𝗺𝗮𝘁𝗶𝗸 ku me përfaqësuesit e institucioneve kulturore, qeveritare, të shoqërisë civile si dhe të organizatave ndërkombëtare do të diskutohet lidhur me atë se si Festivalet dhe komuniteti artistik kosovar, mund të punojnë që të rrisin qëndrueshmërinë si dhe të ulin gjurmën e vet të karbonit.

Për fund, të rikujtojmë fjaltët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon “𝘕𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘪𝘮𝘪 𝘬𝘭𝘪𝘮𝘢𝘵𝘪𝘬 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘤̧𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘫𝘢 𝘱𝘦̈𝘳𝘤𝘢𝘬𝘵𝘶𝘦𝘴𝘦 𝘦 𝘬𝘰𝘩𝘦̈𝘴 𝘴𝘰𝘯𝘦̈. 𝘕𝘶𝘬 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘳𝘤𝘦̈𝘯𝘪𝘮 𝘪 𝘭𝘢𝘳𝘨𝘦̈𝘵. 𝘈𝘪 𝘱𝘰 𝘢𝘧𝘳𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘤̧𝘥𝘰 𝘥𝘪𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈, 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈ 𝘮𝘦̈ 𝘴𝘩𝘱𝘦𝘫𝘵 𝘯𝘨𝘢 𝘴𝘢 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦𝘯𝘥𝘰𝘫𝘮𝘦̈. 𝘛𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘯𝘦 𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘳𝘰𝘭 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘦̈ 𝘭𝘶𝘧𝘵𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘯𝘦 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘣𝘦̈𝘫𝘮𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘯𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘪𝘮. 𝘊̧𝘥𝘰 𝘷𝘦𝘱𝘳𝘪𝘮 𝘬𝘢 𝘳𝘦̈𝘯𝘥𝘦̈𝘴𝘪, 𝘪 𝘮𝘢𝘥𝘩 𝘥𝘩𝘦 𝘪 𝘷𝘰𝘨𝘦̈𝘭 “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu