Rekord i çmimit të naftës në Kosovë, nuk ka ka kolona rrugëve

0
Rekord i çmimit të naftës në Kosovë, nuk ka ka kolona rrugëve
Gjigandi

Për shkak të shtrenjtimit të naftës qytetarët s’po përdorin veturat, po preferojnë autobusët.

Është ndër rrugët më të frekuentuara në Prishtinë.

E zakonisht këtu s’ka qenë asnjëherë një pamje e tillë.

Pak më tutje në qendër të kryeqytetit, komunikacioni po ashtu është më i qetë.

Në vend të veturave për të udhëtuar, shumë qytetarë po presin autobusët urban.

RonaTyra

Këtë e kanë vënë re edhe qytetarët të cilët punojnë e kalojnë aty pari.

Ndërkohë në këso ekrane, shpesh kanë lëvizur çmimet kohëve të fundit.

Në këtë pompë Milaim Krasniqi po e mbush veturën me derivate.

Krasniqi kërkoi mbushje prej njëzet eurosh, e nuk qe i kënaqur me sasinë që i erdhi.

Kjo pasi që as shenja e mbushjes brenda veturës, s’lëvizi edhe aq.

Ndërkaq një qytetar tjetër thotë se e ka të pamundur udhëtimin me diçka tjetër pos veturës.

E në pritje për tu furnizuar me naftë është edhe një mërgimtar i cili sapo erdhi nga diaspora.

Në Kosovë e rajon pati një ngritje të hovshme të çmimit të naftës si pasojë e luftës në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu