Refuzoi qëndrimin në qeli/ Si u arratis i riu nga Gjykata e Korçës pasi u njoh me masën e sigurisë!

0
Refuzoi qëndrimin në qeli/ Si u arratis i riu nga Gjykata e Korçës pasi u njoh me masën e sigurisë!
Gjigandi

Kristjan Medolli, 22-vjeç është arratisur mesditën e sotme nga ambientet e Gjykatës së Korçës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime për Panorama.al. Mësohet se i riu ishte paraqitur para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.  Ai u ka ikur nga duart efektivëve të policisë duke u larguar në drejtim të paditur.

Si ndodhi arratisja

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se i riu i cili mbahej në dhomat e paraburgimit të Drenovës është larguar përmes tuneleve të gjykatës së Korçës. Ai është njohur me masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vjedhjes dhe ka qenë duke u shoqëruar për në makinën e policisë për t’u transportuar drejt dhomave të paraburgimit të Elbasanit. Në atë moment ai ka arritur të largohet me vrap duke dalë jashtë murit rrethues të gjykatës.

Nuk dihet nëse dera kryesore e garazhit apo edhe ajo e rrethimit të jashtëm kanë qenë të mbyllura ashtu siç procedohet në raste të tilla. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e 22-vjeçarit.

RonaTyra

Njoftimi i policisë

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu