“Reformim i PS në çdo qelizë”- Ministri i Drejtësisë propozon ndryshimet e reja në parti

0
“Reformim i PS në çdo qelizë”- Ministri i Drejtësisë propozon ndryshimet e reja në parti
Gjigandi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja propozon reformim të Partisë Socialiste. Në mbledhjen e Asamblesë, Manja foli një nevojë urgjente të ripërtëritjes së partisë në çdo strukturë të saj, duke filluar nga lart poshtë.

Si fillim, u shpreh Manja duhet  të zgjidhet kryetari i PS të bashkisë, me propozime direket nga anëtarësia e partisë në formën e suksesshme të Këshillimit Kombëtar.

Më pas drejtuesi politik i qarkut, deputeti dhe kryetari i ri që do të zgjidhet përmes kësaj formule brenda një afati të arsyeshme të zhvillojë në gjithë territorin zgjedhjen e kryetarëve të organizatave socialiste, këshillave socialiste deri në ngritjen e plotë të asamblesë së PS së bashkisë.

“E para nevojë urgjente për ripërtëritje të PS për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve në nivel bashkie. Na duhet një parti që monitoron administratën shtetërore dhe jo një parti që vegjeton duke u marrë me punësime.

Propozimi im është reformim i thellë strukturor i partisë në cdo qelizë. Nga duhet tja fillojmë. Duke iu nisur nga përvoja dhe sfidat zgjedhore që kemi përpara me qëllim hapjen e partisë unë propozoj të fillojë nga lart poshtë.

RonaTyra

Sipas një modeli të qartë që duhet ta shkruajmë në librin e rregullave të partisë. Si fillim të zgjidhet kryetari i PS të bashkisë, me propozime direket nga anëtarësia e partisë në formën e suksesshme të Këshillimit Kombëtar.  Më pas drejtuesi politik i qarkut, deputeti dhe kryetari i ri që do të zgjidhet përmes kësaj formule brenda një afati të arsyeshme të zhvillojë në gjithë territorin zgjedhjen e kryetarëve të organizatave socialiste, këshillave socialiste deri në ngritjen e plotë të asamblesë së PS së bashkisë. Kjo është mënyrë për të testuar sa reale e kemi anëtarësinë tonë”

, tha Manja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu