Asambleja e Përgjithshme e OSBE ka reaguar sot për tryezën e zhvilluar në Tiranë për Reformën Zgjedhore, ku morën pjesë të gjitha palët politike në vend.
Në një reagim në Twitter, OSBE shkruan se përshendet këtë tryezë që është mundësuar nga misioni i tyre në Shqipëri.
“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të OSBE ODIHR’, thonë drejtuesit e Oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga OSCE në Shqipëri”, thuhet në njoftim.