Reforma zgjedhore, mazhoranca: Me opoziten do te komunikojme permes OSBE – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Damian Gjiknuri, kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore deklaroi sot se komisioni ka nisur punë me disa vendime “të guximshme” siç i cilësoi por se komisioni mund t’i marrë në konsideratë edhe propozimet e PD-së, pavarësisht se ajo ka deklaruar se nuk e njeh këtë komision. Komunikimi midis palëve mund të bëhet sipas Gjiknurit, shumë mirë, edhe përmes OSBE-së. Propozimet e PD-së, që do t’i dërgohen direkt OSBE-së për këtë Reformë Zgjedhore, tha ai, mund të merren nga komisioni dhe të shqyrtohen. “Projekti i parë që u diskutua ka disa vendime realisht të guximshme, ka disa propozime radikale, – tha Gjiknuri, – sidomos ai që i vë detyrim qeverisë që çdo 6 muaj të raportojë për çfarëdolloj aktiviteti dhe është KQZ-ja që do të vendosë nëse do të konsiderohet aktivitet me përmbajtje politike elektorale ose jo, duke e kthyer qeverinë de fakt në një qeveri gati si gjysmë teknike, sepse ndalohet 6 muaj para zgjedhjeve aktiviteti i mirëfilltë politik. I pyetur nga gazetarët se në kushtet kur paralelisht grupi i ekspertëve në PD po harton një draft paralele për Reformën zgjedhore, ku do të ishte pika e takimit midis dy drafteve, atij të Komisionit dhe drafteve të PD-së, Gjiknuri tha: “Së pari, unë jam i gëzuar që PD e merr seriozisht Reformën Zgjedhore, ata kanë filluar të punojnë për të. Pavarësisht se ata nuk e njohin komisionin e Reformës Zgjedhore, siç e kanë deklaruar, ne nuk na pengon kjo që të krijojmë çdo lloj mënyre komunikimi për sa kohë që opinionet e tyre në lidhje me projektet apo propozimet që kanë në lidhje me Kodin Zgjedhor të mund të përfshihen si punë e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nëse ata do të përgatisin draftet e tyre, opinionet e tyre, duke ia dhënë dhe OSBE-së dhe jo neve në mënyrë të drejtpërdrejtë, ne natyrshëm mund t’i marrim dhe t’i trajtojmë. Në fund të fundit mund të jetë një mënyrë shumë e mirë edhe pa qenë direkt në komunikim, meqenëse ekziston një lloj kompleksi i tillë për arsye që ata i kanë thënë, ne do të bëjmë çmos që çdo propozim i PD, i grupit të tyre, që është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, ne do t’i marrim parasysh dhe mbase ky do të jetë rast i rrallë kur dakortësia e Kodit Zgjedhor nuk do të shtrihet vetëm në partitë parlamentare, por edhe në partitë jashtë parlamentare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu