Refiku:  Mund ta kisha vrarë Bobanin!

0
Gjigandi

Ndeshje që nuk harrohet e cila gati sa u shndërrua në tragjendi në Zagreb në vitin 1990. 
Ndeshje që veç paralajmëronte se në ish Jugosllavi do të nisin luftërat e përgjakshme.

Nuk  shkoi një vit klubet kroate, sllovene dhe ato të Kosovës u tërhoqën nga garat ish jugosllave. 

Më 13 maj bëhen 30 vjet nga ndeshja ndoshta më e famshme Dinamo Zagreb-Cërvena Zvezda e Beogradit.
Për shkak të egërsimit të tifozëve të Cërvena Zvezdës, të ashtuquajturve “Delija”, është ndërprerë derbi i atëhershëm i ligës ish jugosllave. 

Polici të cilin ylli kroat Zvonimir Boban (Dinamo)  e goditi në Maksimir quhet Refik Ahmetoviq. Ai më pas është bërë figurë mediale dhe ka dhënë deklarata interesante, për gazetën kroate “Sportske Novosti”.
“Mund ta kisha vrarë Bobanit. Më ka sulmuar në vend të punës.

Josip Kuzhe (ish-trajneri i Shqipërisë), e ka shpëtuar duke e larguar nga unë. Ne kemi dashur të qetësojmë situatën, ndërsa Boban ka ftuar tifozët e Dinamos ‘Bad Blue Boys’ në terren. Ishte e përgatitur. Revolen e kam pasur të mbushur dhe kolegët më kanë thënë që të gjuaj, por nuk kam dashur. Po të vazhdonte ndeshja do të kishte të vdekur”, kështu ka thënë polici.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu