Rebel Wilson në një lidhje dashurie me stilisten Romana Agruma

0
Rebel Wilson në një lidhje dashurie me stilisten Romana Agruma
Gjigandi

Rebel Wilson është shfaqur në një orientim tjetër seksual në moshën 42-vjeçare, ndërsa ka prezantuar të dashurën e re të enjten.

Ylli i “Pitch Perfect” bëri një paraqitje në Instagram duke njoftuar për lidhjen e re me stilisten e famshme, Romana Agruma.

Në përshkrim, Wilson ndau gëzimin për romancën e re, duke bërë shaka se kishte kaluar vite ‘duke kërkuar për një princ të Disneyt’ dhe zbuloi se ajo që i duhej vërtet ishte një ‘princeshë Disney’.

“Mendova se po kërkoja një princ të Disneyt, por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë Disney”, shkroi ajo.

Rebel, e cila viteve të fundit ka bërë një ndryshim drastik në dukje, ka qenë në vëmendje të madhe.

RonaTyra

Biondja humbi afro 34 kilogramë dhe momentalisht gjendet në një humor të mirë, ‘më e lumtur se kurrë’.

Rebel dhe Romana (Foto: Wire Image)

Edhe pse e enjtja shënoi debutimin zyrtar të Wilson dhe Agruma si çift, dyshja në fakt janë parë së bashku në disa raste gjatë muajve të fundit – madje duke bërë një paraqitje të përbashkët në tapetin e kuq në festën e ‘Oscars Vanity Fair’ në mars.

Ato u panë gjithashtu së bashku në shkurt në Super Bowl dhe Agruma më pas iu bashkua Wilson për udhëtimin e ditëlindjes në Cabo San Lucas në Meksikë në fillim të marsit.

Dyshja më pas shijoi një tjetër arratisje në prill, këtë herë në Park City, Utah, ku u panë duke marrë pjesë në një tjetër ngjarje në tapetin e kuq.

Rebel dhe Romana (Foto: Backgrid)

Partneri i fundit i Rebel u tha se ishte Jacob Busch, nga familja e kompanisë së birrës Anheuser-Busch.

Ajo u përfol për një lidhje dashurie edhe me Matt Reid.

/abc24.al/

Rebel dhe Romana (Foto: Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu