“Los Blancos” synojnë që me një fitore ndaj Deportivo Alavesit ta rikthejnë epërsinë prej katër pikësh ndaj Barcelonës
Real Madridi do ta kërkojë sonte fitoren e radhës për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në La Liga.
UEFA vendos për stadiumet ku do të luhen sfidat e kthimit të 1/8 në Champions dhe Europa League!
“Los Blancos” do ta presin në shtëpi Deportivo Alavesin dhe llogarisin në tri pikët e radhës.
Aktualisht, ekipi i Zinedine Zidanet e ka vetëm një pikë më shumë se Barcelona, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Prandaj, me një fitore eventuale ndaj Alavesit, “Mbretërit” do ta rikthenin epërsinë katërpikëshe ndaj kampionit aktual spanjoll.
Më pas, në tri ndeshjet e fundit Realit do t’i mjaftonte vetëm një fitore e dy barazime për t’u shpallur kampion.
Ndeshja ndërmjet Realit dhe Alavesit do të fillojë në orën 22:00.