Reagon Batatina!

0
Gjigandi

Kryetrajneri i Llapit nga Podujev, Tahir Batatina, përmes një letër të hapur, ka shkruar se ndihma e Federatës e Futbollit të Kosovës, ka qenë e kufizuar. 

“Ndihma” e FFK-së ka qenë e kufizuar me numër 35 për Superligë, 30 për Ligën e Parë …rrjedhimisht FFK ka lënë jashtë ndihmës së tyre një numër të caktuar të anëtarëve dhe futbollistëve të klubeve.

Këtë “ndihmë”, FFK e ka bërë drejtpërdrejt tek futbollistët, pra nuk ka pasur kalim të mjeteve financiare tek klubet prandaj përgjegjësia duhet të kërkohet tek FFK dhe jo tek klubet.
Klubet janë përgjegjëse për mjetet e tyre financiare.

Deri te kjo situatë ka ardhur për shkak se FFK ka krijuar distancë me klube, nuk konsultohet me klubet për të përballuar këtë situatë bashkarisht.

Shoqatën e Futbollistëve e inkurajoj që të kërkoj sa më shumë të drejta për futbollistët dhe të bashkëpunoj më shumë me ne përfaqësuesit e klubeve, sepse ne jemi një dhe kemi synime dhe qëllime të përbashkëta.
Kur duhet të merrni vendime që prekin klubet mos shkoni në FFK pa ne sepse pastaj do zhgënjeheni nga mashtrimi që ua bëjnë”, reagon Batatina përmes një letër të hapur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu