Reagon ashpër ish futbollisti i Lirisë

0
Gjigandi

Ish-futbollisti i Lirisë nga Prizreni, Blerim Shishko, reagon ashpër.

“Pandemia të cilës po i shihet fundi po lë shumë pasoja në të gjitha sferat e jetës. Për fat të mirë jemi në prag të fazës së tretë, kur pothuajse do t’ia kthehemi normalitetit. Futbollistët me padurim e kanë pritur këtë fazë, duke e pritur vendimin për vazhdimin e garave në futbollin e Kosovës. Por, erdhi një vendim të cilën besoj se nuk do ta paramendonte as pesimisti më i madh në botë. FFK vendosi që superliga të vazhdojë, derisa liga e parë të mos vazhdojë, duke i inkuadruar në ligën e parë dy vendet e para momentale në tabelë, klubet Besa dhe Arbëria.

Pra, FFK e la Lirinë e Prizrenit pa mundësinë që në fushën e gjelbërt duke luajtur top ta korrte vetë këtë sukses. Arësyetimet e FFK-së se nuk ka kushte për vazhdimin e tyre janë banale, pasi që pikërisht klubet e inkuadruara në superligë nuk i kanë as kushtet elementare për një lojë futbolli. Shumë e padrejtë dhe skandaloze, shpresoj të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë, që të ndryshohet vendimi, ashtu që futbollistët të tregojnë në fushë se cili e meriton superligën, e jo të caktohen në tavolinën e zyrës së FFK-së”, reagon Shishko.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu