Të gjitha klubet në Kosovë po presim vendimin se do të vazhdojë apo jo kampionati.
Drejtori i klubit të futbollit me renome Liria nga Prizreni, Erxhan Dana, ish futbollist, ka reaguar në lidhje me debatin me vazhduar apo jo kampionati.
“Lidhur me debatin për vazhdimin ose jo të kampionatit, Liria konsideron se pa të drejtë po anashkalohet Liga e Parë, duke mos u përfshirë fare në kë̈to konsultime.
Liga e parë ka skuadra që kanë tituj e harxhime sa shumica e ekipeve dërrmuese të Superligës Liria, është ndë̈r to.
Ne s’ na ka kontaktuar askush si KF Liria pë̈r të marrë qoftë mendim formal, se a jemi a jo pë̈r vazhdimin e kampionatit ?!
Ne, si klub konsiderojmë që krahas Superligës po qese vazhdon kampionati, pjesa e mbetur, njëjtë̈ duhet të veprohet edhe me Ligë̈n e Parë.
Ne, kemi pasur harxhime që kalojnë 200 mijë euro në paga, pagesa banesash, ushqim dhe harxhime të tjera. Është e padrejtë po qese nuk vazhdojnë garat edhe në Ligën e Parë, përderisa janë në pyetje 30 pikë nga 10-të xhiro e që gjitḧçka ë̈shtë̈ e hapur.
Si klub ndihemi të dëmtuar sepse padrejtësisht po privohemi nga e drejta për rikthim në Superligë duke ditur angazhimet dhe shpenzimet e mëdha. Ky është diskriminim !
E pakta që FFK në kë̈ëë situatë do të duhet të organizonte një̈ plej-off mes klubeve pretendente pë̈r hyrje në elitë, qoftë për 4 apo pë̈r 6 ekipet e para.
Ndryshe, ky është diskriminim dhe përbuzje, duke mos marrë mundin të kërkohet nga zyrtarët e FFK- s një mendim nga klubet e Ligës së Parë. Po i referohemi gjendjes deri në këtë kohë dhe asaj që po lexojmë në media, ku debati për nisjen- vazhdimin e garave është vetëm për Superligë! Ne, si klub jemi për vazhdimin e pjesës së mbetur, ose të paktë̈n organizimin e një̈ plej-offi të ekipeve pretendente pë̈r inkuadrim në Superligë̈.
Çfarëdo vendimi i marrë pa konsultim me ne, na dëmton si klub dhe e ve në pikëpyetje çështjen e marrjes pjesë në kampionatin e ri”, reagon Dana.