Rasti që ka befasuar shkencëtarët, kuajt e mistershëm që rrezikojnë të zhduken (FOTO)

0
Gjigandi

Sesi ndodhi që në mes të shkretëtirës së Namibisë të rritej dhe të shtohej në racë kuajsh të egër është ende një mister dhe studiuesit vazhdojnë të debatojnë për këtë.

Disa thonë që u sollën aty nga kërkuesit e diamanteve më shumë se një shekull më parë, të tjerë thonë që erdhën me ushtarët e Afrikës së Jugut gjatë Luftës I Botërore. Megjithatë, për më se një shekull, ajo ka qenë shtëpia e tyre dhe tani rrezikojnë të zhduken. Bashkë me ta, edhe jeta njerëzore.
Kuajt janë një prej burimeve kryesore të ekonomisë aty, pasi tërheqin turistë të shumtë. Përveç konflikteve të shumta në shtetin afrikan, që prej viteve 1980, një tjetër faktor që rrezikon ekzistencën e tyre janë hienat. Ato vrasin rregullisht kuaj për t’u ushqyer, por ajo që pengon njerëzit ta luftojnë këtë fenomen është se, edhe hienat, ashtu si kuajt, janë në rrezik zhdukjeje.
Me mbërritjen e pandemisë së koronavirusit në Afrikë, kuajt janë edhe më të rrezikuar. Numrat e turistëve kanë rënë ndjeshëm dhe pavarësisht vëmendjes së shtuar, shumë mendojnë se këto kuaj janë të destinuar të zhduken.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu