Gjyqtarët e boksit kanë kryer një punë të madhe në vitet e 90-ta. Të jesh gjyqtar në ato periudha ka qenë shumë e vështirë kur kihet parasysh se vazhdimisht jeta ka qenë në rrezik nga agresori serb.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Rasim Rrustemi. Ai ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë të asaj kohe dhe kontribues i madh, në mbajtjen gjallë të boksit dhe sportit në përgjithësi.
Rrustemi së bashku me mijëra sportistë nuk u ndalën asnjëherë dhe iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb.
Ai sot ndihet krenar që sporti i Kosovës gradualisht po rritet në cilësi në disa disiplina sportive dhe që boksierët e boksieret boksojnë pa asnjë telashe në palestra, pa u penguar nga askush dhe nuk janë të shantazhuar siç ishin në vitet e 90-ta nga regjimi serb.