Rashica luan sonte testin final me Werder Bremen

0
Gjigandi

Milot Rashica do të ketë një test tejet të rëndësishëm sonte.

Ylli i kombëtares së Kosovës do të ketë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit me Werder Bremen, me fillim nga ora 20:30.

Bremen luan në udhëtim kundër Heidenheim, në kuadër të ‘Play Off’ për të qëndruar në Bundesliga.

Në ndeshjen e parë, të cilën skuadra e Rashicës e luajti në terrenin e saj, rezultati final ishte 0:0.

Kështu, sonte përcaktohet gjithçka rreth asaj se kush do të jetë në Bundesliga sezonin e ardhshëm; Bremen apo Heidenheim.

RonaTyra

Kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit e Milotit me Werder, pasi lojtari tash e sa kohë thuhet se do të largohet nga kjo skuadër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu