“Save the Children”, ka lansuar raportin “Zërat e Rinj” – një anketë mbarëkombëtare e cila i reflekton perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre.
Veton Kryeziu, përfaqësues i Save the Children, tha se shpreson që raportin dhe rekomandimet e dala nga ky raport do të shërbejnë si udhëzues për fëmijët.
“
Po e lansojmë një raport shumë të rëndësishëm të cilën Save the Children e ka realizuar në bashkëpunim me grupet e udhëhequra nga fëmijët. Shpresojmë që këtë raport fëmijët kanë me përdor dhe me i dërgu përpara pikëpamjet e rekomandimet e tyre se s’i dëshirojnë t’i shohin të drejtat e tyre, si dhe respektimin e tyre
“.
“
Sot është 1 qershori dita e fëmijëve edhe kjo ditë është një ditë që lidhet me historinë e Save the Children pasi në vitin 1924 themeluesja e Save the Children e shkroi dhe e prezentoi deklaratën për të drejtat e fëmijëve në lidhjen e kombeve që u bë bazë në konventën për të drejtat e fëmijëve e cila edhe sot është në fuqi
“.
Në vazhdim u lansua një video e titulluar “Zërat e rinj”, me ç’rast disa fëmijë kanë folur për problemet që ata i shqetësojnë si bullizmi online, mungesa e psikologëve në shkolla, mungesa e respektimit të drejtave të fëmijëve etj.
Puhiza Shemsidini nga grupi i udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights” apo “Respektoni të drejtat tona”, foli rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së sigurte dhe kuptimplotë të fëmijëve për të informuar vendimmarrësit për çështjet që ndikojnë në të ardhmen e fëmijëve në Kosovë.
“
Grupi jonë është grup i fëmijëve që kemi për qëllim avokimin për të drejtat e fëmijëve. Sot mundësinë na ka dhënë Save the Children të përfaqësojmë zërin e fëmijëve të Kosovës, duke shpresuar që do të dëgjohet fjala jonë. Sot është 1 qershori, por s’mund të them që po festojmë ku shumë shok e shoqe, fëmijë akuzohen seksualisht, përdoren armë të ftohta, kur shoku jem me aftësi të kufizuara nuk mund të qaset në shkollë, nuk mund të ndihem e lumtur kur shumë fëmijë rrehen me vizore nëpër shkolla, kur ambienti është i ndorur etj
“, tha ajo.
“U
në si 16 vjeçare frikësohem me dal në lagjen time se s’kam siguri prej dhunës, bullizmit, nuk ndihem e sigurt as në shkollë, as në polici
“.
“1
7% e fëmijëve tallë apo kurrë nuk ndihen të sigurt të dalin në qytete mbrëmjeve
“.
“
Siguria nuk ka të bëjë vetëm me atë fizike, ne kemi edhe bullizmin kibernetik. Sipas raportit 85% mendojnë se Kosova duhet të bëjnë më shumë për bullizmin kibernetik
“, tha Shemsedini.
Ajo njoftoi se shëndeti mendor i fëmijëve është në gjendje shqetësuese, shtuar kësaj edhe periudhën me pandeminë.
“
7 nga 10 fëmijë në Kosovë raportojnë se ndihen të mërzitur e të dëshpëruar. Kjo duhet të jetë alarm për institucionet. Të informohen më shumë nxënësit për sheshimet e shëndetit mendor në komuna, të krijohen fushata vetëdijësuse, të ofrohet ndonjë mundësi për psikologjikë falas, të trajtohen mësimdhënësit për të mos lënduar shëndetit psikologik të nxënësve
“, tha Shemsedini.
Ajo tha se vetë fëmijët munden me ditë se ku është zgjedhja e problemeve
“1
2% e fëmijëve kanë deklary që kurr skanë pas mundësi ti paraqësin mendimet e tyre
“.
Ajo bëri thirrje që të merren parasysh zërat e fëmijëve, për rekomandimet e kërkesat e shqetësimet e tyre.
Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Kosovë, tha se të drejtat e fëmijëve duhet të respektohen çdo ditë.
“J
emi të lumtur sot që jemi me këtë aktivitet të përbashkët që po lansohet ky raport nga zërat e rijnë të fëmijëve një raport që është bërë nga nevojat që kanë pa në kuptimin praktik. Kjo la me kuptu që zërat e tyre duhet me i dëgjua çdo ditë. Raporti që publikohet është kontribut dhënës për punën e institucioneve. Këto që i përmendi Puhiza që kanë të bëjnë me sigurinë, ato në aspektin e edukimit, është një gamë e madhe që institucionet tona kanë përgjegjësi në bazë të kushtetutës dhe ligjeve për të marr veprime për mbrojtjen e fëmijëve tanë
“.
“
Për të punuar dhe për të marr veprime konkrete nga ana e institucioneve kërkohet një bashkëpunim i gamës së madhe të institucioneve dhe të organizatave e shoqërisë civile dhe të kemi atë partneritetin me fëmijët. Se pa fëmijët nuk mund të bëjmë asnjë lëvizje për të sjell progre
s”.