Ramos si CR7, zbulohet kërkesa e çmendur e kapitenit të Real Madrid

0
Gjigandi

Sergio Ramos, kapiteni i Re Madrid, po kalon çdo rekord dhe është gjithmonë e më shumë simboli i Los Blancos.

Kapiten, mbrojtës, tani edhe golashënues, spanjoll përfaqëson klubin siç ka thënë shpesh edhe trajneri Zidane. Megjithatë, e ardhmja e tij është akoma në dyshim.

Kontrata e tij është drejt skadencës dhe, siç dihet, klubi ofron vetëm rinovime njëvjeçare për lojtarët mbi 30 vjeç. Një traditë që mund të bëjë një përjashtim të Ramos.

Megjithatë, sipas El Chiringuito TV, Sergio Ramos do të ishte i gatshëm ta pranonte rinovimin me një vit vetëm me një kusht: që rroga e tij të jetë 18 milionë euro, e n jëjta shifër që është dhënë vetëm një herë në historinë e Real Madrid për njëfarë… Cristiano Ronaldo.

Synimi i kapitenit është që ta mbyllë karrierën në Madrid, por vetëm nëse plotësohen kushtet ekonomike për ta bërë një gjë të tillë.

RonaTyra

Alternativa është lamtumira me kosto zero sezonin e ardhshëm. Të shohim se çfarë do të bëjë Real Madrid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu