Ramadani pret oferta të mira

0
Gjigandi

Njëri nga futbollistët më të mirë nga Tetova është futbollist i lirë. Bëhet fjalë për Emran Ramadani, mesfushor i krahut të djathtë.

28 vjecarit i ka përfunduar kontrata njëvjecare me skuadrën e FC Struga Trim Lum. Ai ka pasur një sezon të mirë te ekipi strugan.

Ramadani i ka thënë gazetarit Reshat Ibrahimi se ka qenë shumë i kënaqur te FC Struga Trim Lum dhe për këtë falënderon të gjithë në klubin strugan.
Ai tani ndodhet në Tetovë.

Shumë shpejt do të ketë informacione të reja se ku do të vazhdojë karrierën Ramadani.

Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të ngutet dhe se do të pret ofertën më të mirë që do ti vij në adresë të tij.

RonaTyra

Gjatë karrierës së tij, Ramadani ka luajtur për: Teteksin, Hajduk Kula, Shkëndija, Korabi, Renova, Partizani Tirana. /reshat ibrahimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu