Mesfushori kosovar i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani, gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Vejles në kampionatin danez.
Në minutën e 57-të, ish-mesfushori i Partizanit, Ferizajt e Prishtinës, lëshoi një predhë nga distanca.
Gjuajtja e tij ishte qendrore, por për fatin e mirë të shqiptarit, i shpëtoi portierit nga duart dhe përfundoi në rrjetë duke i dhënë avantazhin Vejles 1:0.
Në radhët e klubit danez që udhëheq kampionatin aktivizohen dy shqiptarë, Muçolli dhe Ramadani.
Ndërkohë, mbrojtësi Arlind Ajeti ndodhet në stol.
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, vlen të theksohet se ekipi i shqiptarëve ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit danez, duke vendin e parë.