Apple fiton gjyqin kundër Komisionit Evropian, i shpëton 13 miliardë euro

0
Gjigandi

Gjiganti amerikan i teknologjisë, kompania “Apple”, e ka fituar rastin në gjyq kundër Komisionit Evropian rreth pagesës së 13 miliardë eurove si taksë për Irlandën.

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian njoftoi se e ka anuluar vendimin e Komisionit Evropian të vitit 2016 për shkak se ky institucion nuk ka sjellë dëshmi se kompania “Apple” i ka shkelur rregullat e konkurrencës, shkruan “BBC”.

“Ky rast nuk kishte të bënte me atë se sa shumë taksa paguajmë ne, por për atë se ku na kërkohet të paguajmë. Jemi krenar që jemi taksapaguesit më të mëdhenj në botë, sepse e dimë rolin e rëndësishëm që pagesa e taksave e luan në shoqëri”, thuhet në deklaratën e kompanisë amerikane.

Komisioni Evropian kishte marrë masa kundër kësaj kompanie pasi kishte pretenduar se qeveria irlandeze ia ka mundësuar gjigantit amerikan që t’ia atribuonte pothuajse të gjitha fitimet në BE selisë së vet në Irlandë, që ekzistonte vetëm në letër.

Sipas pretendimeve të komisionit, kompania në këtë mënyrë i ishte shmangur pagesës së taksave prej 13 miliardë eurosh nga të hyrat e siguruara në territorin e BE-së dhe asaj i është dhënë përparësi e padrejtë para konkurrentëve me bazë në Irlandë.

RonaTyra

Megjithatë, qeveria irlandeze kan thënë se Apple nuk duhet t’i paguajë këto taksa me arsyetimin se kjo humbje ia ka vlejtur për ta bërë vendin qendër tërheqëse për kompanitë e mëdha.

Irlanda është një ndër shtetet me taksat më të ulëta për korporata në BE dhe shërben si bazë e kompanisë “Apple” për Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu