Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku ditën e nesërme (11 prill) do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë.
Gazetarja e Ora News, e cila ndodhet në Berlin për të ndjekur nga afër zhvillimet politike, bën me dije se Rama në Berlin ka shkuar i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali, Delina Ibrahimaj, si dhe zv,kryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.
Sipas gazetares se temat që do diskutohen nesër janë: Integrimi i Shqipërisë në BE, lufta në Ukrainë dhe ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor.
Rama fillimisht do të takohet me kryetaren e bashkisë së Berlinit. Franziska Giffey, ndërsa në orën 18;00 do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku më pas do të mbajnë dhe konferencë të përbashkët.
Agjenda
E hënë, 11 prill
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë